Gianni De Biasi ka qenë mysafirë në emisionin ‘Gol Collection’ në televizionin ‘TV8’.
Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë ka komentuar edhe humbjen e rëndë të Interi në udhëtim tek Sparta e Pragës 3-1.
Italiani ka thënë se mbrojtja e Interit është naive, ndërsa thotë se trajneri De Boer duhet të ndërhyjë.
“Për mua është e pashpjegueshme, pasi Interi ka një grup lojtarësh interesantë që mund të bëjnë mirë si në kampionat edhe në Ligën e Evropës, por duhet të ndryshojë mendësi”.
“Nuk mund të pësosh gol në minutën e 24-t sepse fle në topat joaktivë. Besoj se është mungesë e theksuar vëmendjeje që nuk mund t’u falet lojtarëve të këtij niveli, pasi e paguan shtrenjtë”, tha 60-vjeçari.
“Trajneri duhej të ndërhynte për t’i zgjuar lojtarët. Megjithatë, një pjesë e mirë e këtyre lojtarëve kanë goxha përvojë në ndeshjet ndërkombëtare dhe duhet të reagojnë vetë”, tha De Biasi.