Yann Sommer bëri një gabim që i mundësoi Barcelonës të fitojë ndeshjen me skuadrën e tij, Borussia Moenchegladbach (2-1).
“Gardianit” të përfaqësueses zvicerane i shpëtoi nga duart një top që mund të kontrollohej lehtë pas gjuajtjes së Suarezit, duke i dhënë mundësinë Piques të shënonte golin e suksesit në minutën e 73-të.
Trajneri i kuqezinjve, Gianni de Biasi, i cili ishte i ftuar në një emision për të komentuar ndeshjet e Ligës së Kampionëve ka thënë se do të ishte mirë sikur të gabonte me Shqipërinë në Evropian.
https://www.youtube.com/watch?v=2BTCopFJRd8
“Nuk jemi mësuar të shohim gjëra të tilla nga portieri i kombëtares së Zvicrës”.
“Unë do të kisha dashur ta shihja në Evropian në ndeshjen ndaj nesh”, tha me shaka De Biasi.
Portieri zviceran kundër Shqipërisë kishte bërë disa pritje fantastike përballe sulmuesve shqiptarë. /Telegrafi/