Telegrafi

De Biasi i pakënaqur me disa lojtarë

“Pashë se shumë prej lojtarëve nuk ishin në formën e tyre më të mirë fizike. Kjo e kushtëzuar edhe nga fakti se disa prej tyre nuk kanë nisur ende fazën e dytë të kampionatit me skuadrat ku aktivizohen”.

“Nuk mora ato sinjale që kërkoja nga kjo miqësore, e cila do të vlerësohet në të gjitha aspektet e saj. Tashmë duhet të nxjerrim mësimet nga kjo humbje dhe të mos përsërisim të njëjtat gabime si ndaj Gjeorgjisë”.

“Kur na ndajnë më shumë se një muaj nga ndeshja kundër Norvegjisë, testi i sotëm (djeshëm) na tregoi se cilat janë pika e dobëta dhe ku duhet të ndërhyjmë. Në mesfushë nuk ishim shumë të qartë dhe nuk krijuam shumë raste për shënim, ndërsa në mbrojtje pësojmë gola naivë”, ka thënë de Biasi, raporton Sporti Shqiptar./Telegrafi/