Site icon Telegrafi

De Biasi i interesuar për Sylejmanin

“Sylejmani? Po, e njoh shumë mirë. E kam ndjekur prej kohësh lojtarin në fjalë. Madje e kam parë me kujdes në takimin me Freiburgun. Nuk ka dyshime që është futbollist shumë interesant dhe në planet e mia. Nuk diskutohet që ai mund të luajë me ekipin U-21 por edhe më shumë.

Mund të jetë një alternativë e mirë për Ekipin A. Jemi duke e parë me kujdes këtë djalë dhe ndoshta në muajt në vazhdim do ta kemi në ekip. Nuk ka diskutim është në planet tona dhe po ndiqet me intensitet”, është shprehur Giani De Biasi për ‘Sportekspres’. Sulmuesi kosovar, Valmir Sylejmani, ka arritur të jetë ndër lojtarët më të rinj që ka debutuar këtë kampionat në Bundesligë.

Gjilanasit iu dha hapësira fillimisht me skuadrën e parë të tregojë veten në ndeshjet para-sezonale, ku shkëlqeu duke shënuar e asistuar, ndërsa në elitën e futbollit gjerman debutoi vetëm në dy ndeshjet e fundit të pjesës së parë të sezonit. Edhe para se të futej në skuadrën e parë të Hanoverit, Valmiri kishte arritur që të bëjë ndeshje shumë të mira me skuadrën e dytë, duke shënuar e duke u spikatur si ‘asistman’ vazhdimisht. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version