Site icon Telegrafi

De Biasi e pranon: Kam refuzuar skuadrën nga Serie A

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi ka mundur ta braktisë Kombëtaren e Shqipërisë më herët.

Italiani ka dhënë së fundmi një intervistë për “Tuttomercatoweb”, ku mes të tjerave është pyetur edhe për bisedimet me Palermon, apo zërat për një ofertë nga Cagliari.

“Kam folur dy herë me Zamparinin, por nuk doja ta lija Shqipërinë, pasi nuk ishin kushtet e duhura”.

Cagliari? Nëse me Zamparinin kisha një kontakt të drejtpërdrejtë, me Cagliarin nuk ndodhi një gjë e tillë”, deklaroi De Biasi.

Tutje numri një i Shqipërisë ka folur edhe për të ardhmen e tij me Shqipërinë.

“Kontrata më mbaron në fund të sezonit dhe të flasim. Vendimet merren nga dy palët. A do konsideroja ofertën e ndonjë klubi? Nëse ekziston dëshira për ndonjë projekt serioz, pse jo”, përfundoi De Biasi. /Telegrafi/

Exit mobile version