Site icon Telegrafi

De Biasi e ka një mbështetës të fortë për stolin e Italisë

Mediat italiane zbulojnë se në qarqet e Federatës Italiane të Futbollit një person në veçanti është kthyer në ‘sponsorin’ më të fortë të kandidaturës të Gianni De Biasit për postin e trajnerit të Azzurrëve.

Mësohet se Gabriele Gravina po lobon fuqishëm në Federatën Italiane të Futbollit në favor të përzgjedhësit të Shqipërisë.

Kreu aktual i Lega Pro-së ka një “armë” të fortë në favorin e vet, njofton asport.al. Njeriu i besuar i Giancarlo Abetes (ish-kreu i Federatës Italiane të Futbollit) përfaqëson një institucion që ka një peshë të madhe në botën e futbollit italian.

Lega Pro ka plot 17 për qind të votave që do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të Federatës Italiane të Futbollit.

Exit mobile version