Shani Tarashaj është zbulimi i këtij edicioni në ligat evropiane.
Futbollisti i talentuar shqiptar muaj më parë kishte pasur disa polemika me trajnerin e Shqipërisë Gianni De Biasi që ia mbylli dyert për në Kombëtare.
Por duket se talenti nga Prizreni është vlerësuar nga shteti helvetik Zvicra që e ka ftuar atë në skuadrën e parë.
Tarashaj do të jetë me Kombëtaren A të Zvicrës për dy ndeshjet e radhës miqësore që do t’i zhvillojnë në fund të muajit mars.
Kështu Tarashaj e shton numrin e shqiptarëve tek Zvicra, pasi përpos tij janë edhe Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Pajtim Kasami, Admir Mehmedi dhe Blerim Xhemaili.
Tarashaj ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Grasshopperit, ndërsa ai ka kompletuar transferimin te Evertoni në Ligën Premier në janar për katër milionë euro. /Telegrafi/