Tashmë ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka ofertë nga Kina, por edhe nga kampionati spanjoll.
Trajneri italian dje dha dorëheqja nga pozita e tij e si trajner i Kombëtares shqiptare dhe është duke e menduar një aventurë të re.
Sipas medieve italiane skuadra kineze Tianjin Teda ka interesim për trajnerin.
Për trajnerin që e dërgoi Shqipërisë në Kampionatin Evropian ka edhe një ofertë nga Spanja.
Suksese me Shqipërinë kanë bërë që De Biasi të ketë oferta edhe në të kaluarën në drejtim të tij. /Telegrafi/