Ajaxi fitoi ndaj Tottenhamit me golin e vetëm të shënuar nga Donny van de Beek.
Mesfushori ka folur pas ndeshjes, ku ka deklaruar se Ajaxi mund të luajë më mirë se kaq.
“Për 30 minutat e parë ne luajtëm shumë mirë”.
“Pas kësaj, Tottenham ndryshoi diçka taktikisht dhe ne kishim probleme, por 1-0 është mirë”.
“Javën e ardhshme duhet ta mbyllim këtë ndeshje. Shpresoj!”.
“Fillimi ishte i mirë edhe pse pastaj nuk luajtëm aq mirë, siç dimë.Por ne fituam, dhe javën e ardhshme mund të jemi ekip më i mirë”.
“Duhet të jemi të qetë këtë javë, pasi luajmë për Kupë, që duam ta fitojmë edhe atë, pastaj ta luajmë ndeshjen e dytë. Mund të jemi më të mirë”, ka thënë De Beek. /Telegrafi/