Diaspora e Bashkuar Maqedonase u bën thirrje të gjithë aktorëve politik t’i lënë interesat kombëtare në vend të parë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
DBM përmes kumtesës u bën thirrje të gjithë partive politike ta dënojnë Deklaratën e Tiranës, duke vlerësuar atë si agjendë seperatiste dhe nacionaliste e bërë nga ana e partive politike shqiptare, e cila diskriminon gjithë të tjerët në Maqedoni, kurse atë e kërkon edhe nga SHBA dhe BE.
Nga DBM poashtu theksojnë se pas regjistrimit të popullatës, vlerësojnë se duhet përsëri të mbahen zgjedhje, kurse të gjithë partitë politike t’i prezantojnë idetë e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë para votuesve.
Poashtu në kumtesë thuhet se të gjithë partitë politike duhet ta pranojnë gjuhën maqedonase si gjuhë nacionale, të një rëndësie vitale si element bashkues të shoqërisë maqedonase. /Telegrafi/