Site icon Telegrafi

DBM e dënon deklaratën e Daçiq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq para disa ditëve tha se Serbia kanë qenë budallenj që e kanë pranuar Maqedoninë nën emrin kushtetues dhe e njejta i’a kthej duke e votuar Kosovën për pranim në UNESCO, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Lexo po ashtu Daçiq: Ne jemi budallenj që e pranuam Maqedoninë nën emrin kushtetues

Këtë deklaratë të Daçiq e ka dënuar Diaspora e Bashkuar Maqedonase duke kërkuar edhe që të kërkojë falje.

Lexo po ashtu MPJ: Maqedonia dhe Serbia kanë marrëdhënie miqësore shumë të afërta

”Mendojmë që këto deklarata janë për të mbledhur pikë politike në shtetin e tij. Të njejtat nuk i ngjajnë një ministri të punëve të jashtme. Ai duhet të jetë i ndërgjegjshëm dhe të dijë se deklaratat e tilla mund të shkaktojnë prishje të marrëdhënieve në mes shteteve që deri tani kanë pasur marrëdhënie korrekte dhe të mira. Ai duhet të kërkojë falje.” reagojnë nga DBM./Telegrafi/

Lexo po ashtu Analistët: Gruevski po humb edhe aleatët serb (Video)
Exit mobile version