Diaspora e bashkuar maqedonase (DBM) ka dënuar deklaratën e kryeministrit të Greqisë Alexis Tsipras në Beograd, ku tha se Maqedonia po shfaq irredentizëm në sjelljet e saj. Nga DBM thonë se preja pavarësimit të Maqedonisë, Greqia ka marrëdhënie armiqësore me fqiun e tyre verior, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Tanimë 25 vite nga dita e pavarësimit të Maqedonisë, Tsipras dhe paraardhësit e tij kanë marrëdhënie armiqësore me fqiun e tyre verior dhe mundohen që në mënyrë sa më të shpjetë t’ia marrin të drejtën themelore njerëzore, e vendosur nga Karta e kombeve të Bashkuara dhe të drejtën për përdorimin e gjuhës amtare të pakicës maqedonase në Greqi”, thuhet në reagimin e DBM.
Ata gjithashtu thonë se DBM si organizatë më e madhe e maqedonasve jashtë Maqedonisë, ndjehen përgjegjës që para popullit maqedonas ta dënojnë deklaratën e Tripras./Telegrafi/