Komedia aksion, “Day Shift”, është filmi më i ndjekur në Netflix në javën e fundit. Shikuesit nga e gjithë bota kaluan më shumë se 63 milionë orë në ditët e fundit duke shikuar këtë vepër me personazhet kryesore, Jamie Foxx dhe Snoop Dogg.
Është një komedi aksion me regji të J. J. Perry (që është filmi debutues i tij), me skenar nga Tyler Tice dhe Shay Hatten. Ky është filmi debutues i Perry.
Ngjarja e filmit ndjek Bud Jablonski (Jamie Foxx), një njeri familjar, puna e të cilit dikur ishte të gjuante vampirët dhe të shiste dhëmbët e tyre.
Pasi gjendet në një situatë të vështirë jete, ai detyrohet të kthehet në punën e vjetër, ku ndihmohet nga miku i tij i vjetër, Big John Elliott, i luajtur nga Snoop Dogg.
Shikuesit i dhanë “Day Shift” një vlerësim 6.1 në IMDb, ndërsa kritikët ishin të ndarë në vlerësimet e tyre. /Telegrafi/