Telegrafi

Davutoglu: Qeveria siriane po bënë “krime të luftës”

Ministri i jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, tha sot në Konferencën për Siguri në Munih, se OKB-ja duhet ta kaloj rezolutën me të cilët kërkohet që Siria të lejoj qasje humanitare në qytetet Alepo, Homs, Hama e të tjera, transmeton REL.

Ai, poashtu, theksoi se Këshilli i Sigurimit duhet ta miratoj një rezolutë me të cilën do të kërkohej që forcat qeveritare të Sirisë ta ndalnim menjëherë bombardimin e qyteteve pa dallim.

Davutoglu tha se “strukturat e Luftës së Ftohtë” mbeten në Këshillin e Sigurimit dhe ia pamundësojnë veprimin, por komuniteti ndërkombëtar nuk mund të qëndroj në vend, derisa qeveria në Siri bënë “krime të luftës” kundër popullit të vet. /Telegrafi/