Telegrafi

Davutoglu: Pa liberalizim të vizave, nuk sistemojmë refugjatë

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë të shtunën se marrëveshja e Turqisë me Evropën për sistemim të migrantëve nuk do të plotësohet pa liberalizim të vizave të BE-së për qytetarët turq.

Duke folur gjatë një konference për media në fund të një vizite të një delegacioni të lartë të BE-së në Turqinë juglindore, Davutoglu tha se liberalizimi i vizave ka qenë qenësor dhe tha se beson që BE do të ndërmerr hapat e nevojshëm për të kompletuar marrëveshjen, raporton Reuters.