Site icon Telegrafi

Davutoglu: Kushtetuta mbetet laike

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha se projekt-kushtetuta garanton lirinë e fesë dhe laicizmit. Davutoglu gjithashtu mohoi deklaratën e Kryetarit të Parlamentit turk Ismail Kahr, i cili ju tha dje gazetarëve se “ka përpjekje për heqjen e parimit të laicizmit” dhe se Turqia e cila është kryesisht myslimane, do të kishte nevojë për një kushtetutë fetare, raportojnë mediat e rajonale.

“Në projekt-kushtetutën e re, sekularizmi do të përfaqësohet si një parim i cili garanton lirinë e fesë, dhe trajtim të njëjtë për të gjitha grupet fetare”, tha kryeministri turk në një fjalim televiziv.

Ai shtoi se projekt-kushtetuta është e bazuar në “të kuptuarit e lirë të sekularizmit, por jo në një interpretim të rreptë, si ndalimi i shamive në shkolla, parlament dhe në zyrat qeveritare./arbresh.info

Exit mobile version