Telegrafi

Davos, fillon një erë e re ekonomike

Ata diskutuan në shumë organizime, panele dhe grupime, nga shumë pritje dhe festa lidhën kontakte dhe iniciuan biznese. U gjet sërish edhe një moto sublime. Sepse kjo i takon forumit ekonomik botëror: Për ta rimenduar, ristrukturuar dhe rinovuar botën. Jo më shumë dhe jo më pak u kishte diktuar themeluesi i forumit Klaus Schwab të afro 2500 pjesëmarrësve nga e gjithë bota përmes pajisjeve të përkthimit në kufjet e tyre të dëgjimit.

Dhe megjithatë diçka ishte ndryshe në vitin e dytë pas krizës dramatike financiare dhe ekonomike. Në vitin 2010 në Davos erdhën për shembull shumë më tepërbankierë menaxhues fondesh se sa në vitin 2009. Në dukje të tërhequr dhe thuajse me modesti ata kërkuan pas kulisave të shtrenjta të hotelit luksoz aleatë në luftë kundër planeve të Barak Obamës për reforma.

Ata i rezistojnë ndarjes së urdhëruar nga shteti të shërbimeve bankare për klientë dhe investimeve. Politika nuk do t’ia dijë për këtë. Në mungesë të presidentit të SHBA-së rolin e predikuesit të moralit e mori presidenti i Francës Nicolas Sarkozy. Ai qortoi me fjalë të qarta.

Kjo është e re në Davos në krahasim me vitet e mëparshme. Gjithashtu e pazakontë për forumin ekonomik botëror: Të ashtuquajturat vende në zhvillim marrin gjithnjë e më shumë ndikim dhe u kushtohet vëmendje në Davos. Ata janë fituesit e krizës. Gjermanët kanë luajtur një rol sekondar. Dhe sidomos pas refuzimit të pjesëmarrjes nga ministri i Jashtëm dhe zëvendëskancelari, Guido Westerwelle, pak para takimit. Por edhe vitet e kaluara ka qenë shpesh kështu.