Anthony Davis është rikthyer nga lëndimi pas dy muajve që qëndroi jashtë parketeve të NBA-së.
Ylli i madh i Los Angeles Lakers për shkak të lëndimit mungoi në 30 ndeshjet e fundit për kampionin në fuqi.
Megjithatë as kthimi i tij nuk i kanë ndihmuar dot Lakers që ta shmangin humbjen në udhëtim te Dallas Mavericks me pesë pikë diferencë, 115:110.
Ishte një ndeshje me shumë rivalitet dhe intersante, por që në fund vendasit ishin më të vëmendshëm duke triumfuar.
Basketbollisti slloven, Luka Doncic ishte më efikasi tek Mavericks me 30 pikë, nëntë kërcime e tetë asistime në këtë sfidë.
Me lojë të mirë u dallua edhe qendra letoneze Kristpas Porizngis që shtoi 19 pikë e pati gjashtë kërcime.
Kentavious Caldwell-Pope isht më efikasi tek mysafirët me 29 pikë, derisa Dennis Schroder shtoi 25 të tjera, por që nuk mjaftuan për fitore.
Davis në anën tjetër luajti vetëm 16 minuta në këtë sfidë, ku kontribuoi me katër pikë, katër kërcime e një asistim.
Vlen të përmendet se Davis edhe në disa ndeshje të tjera do të luaj me minuta të limituara për shkak se kampioni në fuqi nuk dëshiron të rrezikojë me të. /Telegrafi/
Rezultatet:
Boston Celtics – Phoenix Suns 99:86
https://www.youtube.com/watch?v=1xO9m9M0Hyc
Milwaukee Bucks – Philadelphia 76ers 124:117
https://www.youtube.com/watch?v=CnpGhUTpmX0
Orlando Magic – NO Pelicans 100:135
https://www.youtube.com/watch?v=nowdX2oxwPs
SA Spurs – Detroit Pistons 106:91
Chicago Bulls – Charlotte Hornets 108:91
Dallas Mavericks – LA Lakers 115:110
https://www.youtube.com/watch?v=OXxcLxvdHBc