Telegrafi

Daviet i jep përkrahje ministres së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Francës, Maryse Daviet.

Ambasadorja Daviet uroi ministren Hoxha për detyrën e re dhe shfaqi përkushtimin për bashkëpunim të mëtejshëm. Ministrja Hoxha e falënderoi Daviet për bashkëpunimin dhe përkrahjen që ka ofruar Ambasada e Francës në Kosovë, veçanërisht Ministrisë së Drejtësisë.

Ambasadorja Daviet shprehu gatishmërinë për të thelluar bashkëpunimin e përbashkët në fushën e sundimit të ligjit.

Po ashtu, gjatë takimit, ministrja Hoxha shprehu ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e jetëve të viktimave në sulmin e fundit të ndodhur në Francë. /Telegrafi/