Davide Astori është dashur që sot (e hënë) ta nënshkruante kontratën e re me Fiorentinan – ka bëtë të ditur pronari i klubit, Andrea Della Valle.
Kapiteni, i cili i kishte mbushur 31 vjet në muajin janar, është gjetur i vdekur mëngjesin e të dielës në një dhomë hoteli në Udine.
“Është vështirë të qëndrosh këtu, është një tragjedi e madhe”, u ka thënë Della Valle gazetarëve jashtë fushës stërvitore të Violas, ku ishte kthyer skuadra.
“Po mendoj për familjen e tij dhe bashkëlojtarët, nuk di çfarë të them. Ai do ta nënshkruante kontratën të hënën dhe do ta përfundonte karrierën në Firence”.
“Kontrata ishte caktuar të nënshkruhej të enjten (që shkoi), mirëpo ne e shtymë për shkak të kaosit që shkaktoi moti i keq. Jam akoma në shok”.
“Ai ishte pika referuese për gjithë skuadrën… Duhet të vazhdojmë dhe ju kërkoj që të na kuptoni gjendjen tonë. Lojtarët duhet ta gjejnë forcën për të reaguar”.
“Jam krenar që e kam njohur… Ai ishte kapiteni jonë i vërtetë”, ka thënë më tej Della Valle. /Telegrafi/