Ylli spanjoll, David Silva po vazhdon shkëlqimin këtë sezon me Manchester Cityn.
City ka arritur një epërsi të hershme ndaj Bournemouthit në ndeshjen që po zhvillohet në Etihad, e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.
Ekipi i Pep Guardiolas ka gjetur golin e parë të ndeshjes pas vetëm gjashtë minutave lojë.
B-E-A-UTIFUL! 🤤
🔵 1-0 🍒 #ManCity pic.twitter.com/w0DqhVZDVP
— Manchester City (@ManCity) July 15, 2020
Ishte mesfushori kreativ spanjoll, David Silva, i cili shënoi një supergol nga goditja e lirë për epërsinë 1-0.
Ky ishte goli i gjashtë i Silvas këtë sezon në Ligën Premier, ndërsa ka edhe nëntë asistime në emrin e tij. /Telegrafi/
https://twitter.com/AdemolaVictor/status/1283448167065964552