Telegrafi

David Silva luan sot ndeshjen e fundit me Man Cityt, ‘spanjolli magjik’ jep lamtumirën pas 10 viteve të mbushura me trofe

Ylli spanjoll, David Silva pritet ta zhvillojë sot (e diel) ndeshjen e fundit me fanellën e Manchester Cityt.

Manchester City e pret Norëich Cityn në Etihad në ndeshjen e fundit të sezonit 2019/20 në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas nuk ka ndonjë objektiv për këtë takim pasi tashmë ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, kjo ndeshja ka rëndësi të veçantë për çdo tifozë të Cityt, por edhe ata të Ligën Premier dhe futbollit anglez.

David Silva pritet të përshëndetet me Cityn pas plot 10 viteve të kaluara në Etihad, ku nuk kanë munguar trofetë e shumtë vendor.

Më poshtë keni statistikat dhe trofetë e Silvas me Cityn:

Sezone: 10

Paraqitje: 308

Fitore: 213

Gola: 60

Asistime: 93

Trofe të Ligës Premier: 4

Trofe të FA Cup: 2

Trofe të League Cup: 5

Ekipi i sezoni të Ligën Premier: 2 (2011/12, 2017/18)

Asistuesi më i mirë në Ligën Premier: 1 (2011/12)

Lojtari i sezonit te Man City: 1 (2016/17)

Lojtari i vitit nga lojtarët e Man Cityt: 1 (2011/12)

/Telegrafi/