Ylli spanjoll i Manchester Cityt, David Silva ka folur për të ardhmen e tij.
Silva është duke e zhvilluar sezonin e tij të nëntë me kampionin aktual të Ligës Premier.
Gjatë karrierës së tij me Cityn, Silva ka fituar disa herë trofeun e Ligës Premier dhe të gjitha kupat vendore.
Tani, si 32-vjeçar, Silva është pranë përfundimit të karrierës dhe është përfolur për një rikthim të tij në Spanjë, gjë që se ka mohuar as vet lojtari.
“Nuk e di nëse do të luaj një ditë për Las Palmasin”, ka thënë fillimisht Silva për mediat angleze.
“Në teori kam edhe 1 vit e gjysmë kontratë me Cityn, por në futboll gjërat ndryshojnë shpejt”.
“Asnjëherë nuk mund të parashikosh me saktësi se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen”, përfundoi ylli spanjoll.
Silva në këtë sezon me Qytetarët ka gjithsej 14 paraqitje dhe gjashtë gola të realizuara në të gjitha garat. /Telegrafi/