Telegrafi

David Price: Nuk dua ta shikojë Maqedoninë e Veriut të pezulluar

Kongresmeni Demokrat, David Price, në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, reagoi ndaj vendimit të Bashkimit Evropian dhe theksoi se Maqedonia e Veriut nuk duhet të pezullohet sepse bëri gjithçka që kërkohej të bënte, përfshirë ndryshimin e emrit të saj.

“Kishte çështjen e emrit me Greqinë për një kohë të gjatë. Të dy qeveritë, e Greqisë dhe Maqedonisë, kishin vështirësi për të arritur marrëveshje, por ata patën sukses. Tani Maqedonia e Veriut është në pozitë që të bëhet anëtare e plotë e familjeve demokratike dhe aleancave të Evropës Perëndimore. Anëtarësimi në NATO po përparon mjaft mirë, ndërsa shpresoj që edhe çështja rreth BE-së të zgjidhen shpejt”, tha Price.

Megjithëse nuk dëshiron të kritikojë procesin e brendshëm të BE-së dhe detajet e saj, beson se është e rëndësishme që kjo të zgjidhet shpejt.

“Nuk dua ta shoh Maqedoninë e Veriut të kalojë nëpër të gjithë këtë, të pezulluar në një farë mënyre”, theksoi ai./Telegrafi/