David Luiz është takuar me fansin e tij, ose thënë më mirë kopjen e tij që vjen nga Japonia.
Ylli i Chelseat e ka postuar një video pas takimit të tij me fansin e tij e ‘çmendur’ që e ka kopjuar edhe në disa detaje.
Kjo është hera e dytë që braziliani takohet me fantin ballë për ballë, pasi një herë tjetër ishin takuar në nëntor të vitit 2016.
Fansi ka ndryshuar shumë prej takimit të parë me idolin e tij. Ai madje e ka kopjuar edhe lëndimin e fundit të tij.
Tifozi kërceu jashtë makinës së yllit, ndërsa rreth brezit kishte lidhur një flamur brazilian.
Ai pastaj vazhdoi duke treguar të gjitha ngjashmëritë mes tij dhe mbrojtësit, duke përfshirë edhe mustaqet e tij dhe një palë këpucë sportive të njëjta.
Ylli i Chelseas u mor seriozisht me tifozin e tij, madje e postoi edhe një video me shkrimin: “Më i miri”.
🇯🇵 😀 pic.twitter.com/3XGBQSRF7g
— David Luiz (@DavidLuiz_4) October 26, 2017
Luiz është një nga lojtarët kryesor të Chelseat që po kërkon ta mbrojë titullin në Ligën Premier.
Megjithatë këtë sezon ka hasur në vështirësi, pasi gjendet në vendin e katërt me tri humbje.
Chelsea do të luajë ndaj Bournemouth të shtunën. /Telegrafi/