Mbrojtësi brazilian shumë shpejt mund të largohet nga kampioni francez.
David Luiz mund të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, por së shpejti mund të jetë tepricë e kërkesave në PSG.
Sipas gazetës franceze Le Parisien, theksohet se trajneri i ri i klubit, Unai Emery, nuk e ka fortë për qejf.
Gazeta franceze thekson se trajneri spanjoll ka thënë se brazilianin mund të largohet në këtë verë, pasi e sheh atë vetëm si një zëvendësues në klub.
Ndërsa, flitet se dyshen e mbrojtjes Emery do t’ia besoj dy brazilianëve tjerë, Thiago Silva dhe Marquinhos. /Telegrafi/