Telegrafi

David Luiz kushton 40 milionë

The Daily Mail njofton se 23-vjeçari ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha evropiane, ndërsa Chelsea thuhet të jetë në nevojë për Luiz, për shkak se ka probleme në fazën defensive. Alex mungon në fillim të sezonit për shkak të lëndimit, kurse Carvalho hapur ka shprehur dëshirën për t’u ribashkuar me Jose Mourinhon te Real Madridi.

Në ndërkohë, Manchester City thuhet se është i interesuar në një mbrojtës për shkak se Lescott, Toure dhe Kompany nuk e treguan veten. Nëse Chelsea arrin të mposhtë Cityn për Luiz, atëherë ky nuk do të ishte biznesi i vetëm mes të dy skuadrave. Edhe Ramires është pranë kalimit në Stamford Bridge për 24 milionë euro. /Telegrafi/