Antonio Conte ka marr një lajm të keq prej stafit mjekësor të Chelseat.
David Luiz raportohet se do të mungojë së paku katër javë shkaku i lëndimit në ndeshjen me Arsenalin.
Në fakt, mbrojtësi brazilian mësohet se ka thyer kyçin e dorës së majtë të dielën në barazimin pa gola kundër Gunners.
Lojtari 30-vjeçar kujtojmë se ka dëmtuar dorën në një përplasje me një fotograf afër fushës.
Por, futbollisti theksojmë se ka vazhduar të luajë në ndeshje deri në momentin kur u ndëshkua me karton të kuq pas një ndërhyrje të ashpër kundër Sead Kolasinacit.
Ndryshe, braziliani tani është i suspenduar për tri ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/