Site icon Telegrafi

David Luiz harxhoi 1 milion euro duke u bërë dhuratë për ndër të titullit bashkëlojtarëve, por dhurata ndaj Abramovich ishte unike (Foto)

David Luiz i ka harxhuar plot një milion euro për tu bërë dhurata bashkëlojtarëve, trajnerit Antonio Conte dhe pronarit Roman Abramovich që për të është unike, për nderë të titullit të fituar javë më parë. 

Luiz, që për të është titulli i parë në Ligën Premier, i ka ndarë 30 varëse dore për bashkëlojtarët në qendrën stërvitore.

Kompania Senturion, i ka prodhuar këto varëse duarsh për nder të kampionëve, pasi nuk merret me këtë punë.

30 copa në vlerë 1 milionë euro

Sa i përket dhuratës për Abramovich, lojtari i ka dhuruar një gurë meteori të  vjetër 4.9 miliardë vjet të vjetër, më i vjetër se toka.

Senturion, prodhojnë koleksione unike dhe çdo seri e tyre është e limituar.

Fabregas e pranoi dhuratën

Liuz që luajti këtë vit me sistemin me tre mbrojtës, varëset i ka bërë me ari 18 karat dhe diamant të zi 198.

Edhe Alonso i lumtur me dhuratën

Në çdo varëse e ka shkruar “Zoti është i madh. DL”.

Çdo varëse që e prodhon Senturion kushton nga  38 mijë funte e lartë, ndërsa dhurata për Abramovich, ka kushtuar gjashtë herë më shumë.

Mbishkrimi i David Luiz

Për këtë ka folur drejtori i komunikimit të kompanisë Senturion.

“Është një gjest shumë bujar nga David për shokët e skuadrës. Ai i ka bërë 30 copa të tilla”.

Edhe Drogba kishte bërë njëjtë

Edhe Drogba kishte dhuruar unaza në vlerë 800 mijë funte për bashkëlojtarët kur e fituan Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version