David Luiz ka falënderuar Paris Saint-Germainin për çdo gjë nëpërmjet një postimi në Instagram.
Mbrojtësi brazilian ka thënë se është krenar që ishte pjesë e historisë së PSG-së dhe uron për suksese të reja.
“Jeta profesionale nganjëherë ju jep mundësi që të dhurojnë kënaqësi të mëdha. Falënderoj presidentin për të gjitha momentet e mira të kaluara me këtë klub. Por, falënderoj edhe shokët e skuadrës, dy trajnerët e mi dhe gjithë stafin e PSG-së. Sidomos falënderoj të gjithë tifozët pasi në sezonet e kaluara jemi gëzuar së bashku për arritjet e mëdha. Jam krenar që kam kontribuar në shkrimin e historisë me këtë klub, dhe jam shumë mirënjohës dhe i lumtur që kam luajtur në kampionatin francez. I’u uroj gjithë të mirat në sezonin e ardhshëm”, ka thënë Luiz në postimin e tij.
Rikthimi i tij në Ligën Premier i kushtoi Chelseat rreth 35 milionë funte. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mbhra6fLRpI