Site icon Telegrafi

David Luiz i fal fanellën dhe i dedikon një letër prekëse tifozit (Foto)

David Luiz luajti 120 minuta të plota për Chelsea kundër Leicester ditën e martë teksa braziliani shijoi fitoren e parë pas rikthimit në “Stamford Bridge”.

Ekipi i Antonio Conte arriti të kthente rezultatin cili u kompletua gjatë kohës shtesë pas një shpërthimi të Cesc Fabregas, i cili me shumë mundësi mund të ketë rezervuar një vend formacioni kundër Arsenal të shtunën që vjen.

Teksa Luiz po has shumë kritika, ka një arsye pse ai është një nga lojtarët më të preferuar të Bluve. Ditën e mërkurë David Luiz postoi një mesazh të gjatë në Instagramm, dedikuar një tifozi të specifik të Chelsea, të cilit i dha fanellën në fund të ndeshjes. Më poshtë keni mesazhin e tij.


Letra e plotë e David Luizit
“Një përmbysje e madhe shokë! Por dua t’i them faleminderit këtij djaloshi në foto! Herën e parë që e pashë, ai ishte duke vrapuar nga stadiumi deri te hoteli im për të më përshëndetur 5 vite më parë, dhe shumë herë të tjera më ka ndjekur deri në shëpi! Ai gjithmonë ka qenë shumë i respektueshëm me mua dhe shumë herë ai thjesht ka thënë ‘urime për fitoren dhe natën e mirë’, kështu që javën e kaluar kundër Liverpool unë isha i shokuar, kur mbërrita në hotel, pashë një djalë që po vraponte duke ulëritur emrin tim dhe duke më thënë të prisja, dhe kur e pashë ish-djalin e vogël, tani kaq i madh, duke bërë të njëjtat gjëra vetëm për të më thënë ‘ne të mbështesim ty dhe ekipin, natën e mirë David’! Unë thashë faleminderit o Zot, që më ke dhënë këtë profesion dhe këto mundësi të takoj njerëz si ky djaloshi! Kështu që, në Leicester gjesti i bukur nuk ishte i imi duke i dhënë fanellën atij, por gjesti i bukur ishte i atij, duke qenë gjithmonë aty duke na mbështetur! Një tifoz i vërtetë! Faleminderit vëlla! Zoti të bekoftë ty dhe familjen tënde.

Exit mobile version