Telegrafi

David Guetta në Shkup, Robin Schulz mysafir special (Foto/Video)

”Skopje Calling” është platforma që do ta sjell në Shkup DJ e mirënjohur David Guetta më 5 qershor, njofton Telegrafi Maqedoni.

”Avalon Production” do të organizoj këtë koncert i cili do të jetë senzacion për publikun e Maqedonisë dhe më gjërë.

Guetta më herët ka bashkëpunuar me Rihanna, Madona, Kelly Rowland, Estelle, Akon, Fergie, Sia, Lady Gaga, Britney Spears dhe Nicki Minaj.

Ai  më shumë njihet për muzikat Titanium, Dangerous, Play Hard dhe shumë tjera.

Para performancës së Guetta në skenë do të ngjitet Robin Schulz, mysafir special e ”Skopje Calling”. Schulz më herët ka lëshuar muzikë në festivale „Prayer in C“, „Sun Goes Down“, „Sugar“, „Headlights“, „Show Me Love“, „Yellow“. Schulz do të lëshoj muzikë për 90 minuta.

Ky koncert do të mbahet në stadiumin Filip II Arena më 5 qershor, 2016. Ky koncert do të zgjas 6 orë./Telegrafi/