Telegrafi

David Guetta, Enrique Iglesias dhe Prodigy këtë verë në Maqedoni

Këngëtari spanjol Enrique Iglesias, dixhej i njohur botëror David Guetta dhe grupi i njohur Prodigy, që vlerësohen si bendet më të njohura në botë, këtë verë do të mbajnë koncert në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Marrëveshja është nënshkruar ashtu siç bën të ditur MIA, dhe së shpejti datat zyrtare të koncerteve do të publikohen.

Pas këtyre koncerteve, nga produksioni ka njoftuar për koncertin e John Newman, më 21 qershor në sallën Boris Trajkovski. /Telegrafi/