David dhe Victoria Beckham thuhet se janë infektuar me coronavirus, ndërsa ishin në një ndejë në Los Angeles, Kaliforni, në fillim të muajit mars.
Sipas një raportimi të ri, legjenda e futbollit, 45 vjeç, dhe gruaja e tij, 46 vjeçare, kishin frikë se ishin ‘super përhapës’ pasi gjithashtu disa prej stafit të tyre ishin të prekur me COVID-19, pas dy javësh të kaluara me fëmijët e tyre përgjatë gjithë globit.
Çifti udhëtuan nga Los Angeles për në Mbretërinë e Bashkuar për të festuar ditëlindjen e 21-të të Brooklyn më 4 mars, para se të ktheheshin në Amerikë, më 11 mars përpara nisjes së ekipit të ri të Davidit, Inter Miami, në Florida.
Është pohuar se ishte në Miami kur babai i katër fëmijëve filloi të ndihej keq, së bashku me ish-yllin e “Spice Girl” që kishte një dhimbje të fytit dhe një temperaturë më të lartë.
Një burim pretendoi se disa nga ekipi i Beckham, duke përfshirë këtu shoferë, truprojë u sëmurën, madje disa prej tyre ishin në gjendje jo të mirë shëndetësore.
“Victoria me të vërtetë ishte në panik”, vazhdoi burimi – duke shtuar se e gjithë familja u detyruan të karantinoheshin për një periudhë dy javore, gjë kjo e përcaktuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Pas rikuperimit të tyre nga COVID-19, Victoria dhe David thuhet se kishin bërë teste për të siguruar që nuk kishin më virus, përpara se të niseshin për pushime në Greqi dhe Itali. /Telegrafi/