Telegrafi

David dhe Victoria Beckham pushojnë në superjahtin e tyre luksoz prej afro gjashtë milionë eurosh në Miami

Victoria Beckham iu bashkua partnerit të saj, David Beckham dhe fëmijëve në superjahtin e tyre prej afro gjashtë milionë eurosh në Miami të mërkurën.

Dizajnerja e modës, 49 vjeçe, u shfaq me një fustan të shkurtër të markës ‘Reebok’, ndërsa u shfaq në anijen 93,5 metra të quajtur ‘Seven’.

Ylli i “Spice Girl” e kompletoi dukjen me një çantë dore ngjyrë krem të markës ‘Chanel’.

Foto: MEGA

Ajo i mbajti flokët të kapur dhe zgjodhi një palë syze dielli të mëdha në formë katrore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Victoria Beckham

Ndërkohë, David zgjodhi një kapelë bejsbolli me një bluzë kafe dhe pantallona të shkurtra noti.

Foto: MEGA

Çifti, të cilët kanë kaluar verën në qytetin e Floridas, iu bashkuan fëmijëve të tyre: Harper, 12 vjeç dhe Cruz, 18 vjeç.

U raportua në vitin 2021 se David e kishte ‘trajtuar veten’ me anijen luksoze të cilën ai ndihmoi në projektimin pasi u frymëzua nga shëtitjet detare me Elton John dhe David Furnish.

Foto: MEGA

David me krenari e quajti anijen e tij sipas numrit të tij ikonik të fanellës që kishte veshur për gjashtë vjet, ndërsa luante për Manchester United, ai gjithashtu mbante numrin shtatë për ndeshjet ndërkombëtare për Anglinë.

Seven gjithashtu ka një kuptim të veçantë për David dhe Victoria pasi është edhe emri i mesëm i vajzës së tyre, Harper. /Telegrafi/

Foto: MEGA

 

Foto: MEGA

 

Foto: MEGA