David dhe Victoria Beckham janë duke festuar 21 vjetorin e martesës së tyre gjatë kësaj fundjave.
Çifti tejet i dashur për publikun e gjerë, këtë gjë e kanë bërë të ditur përmes rrjetit social, ku edhe kanë ndarë imazhe duke festuar, shkruan Daily Mail.
David kishte kujtuar takimin e parë me bashkëshorten e tanishme, e cila më parë ishte pjesë e grupit muzikor “Spice Girls”.
Ndërsa ish-këngëtarja dhe njëherësh biznesmenja, Victoria kishte ndarë imazhe të ndryshme ndërsa ka bërë një dedikim të veçantë.
“Kush do ta mendonte gjatë këtyre viteve se do të festonim 21 vjetorin e martesës dhe të kemi katër fëmijë të bukur”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos.
I pari që uroi dyshen ishte djali i tyre, Romeo, i cili po ashtu përmes një postimi dedikoi fjalë të ëmbla për prindërit e tij. /Telegrafi/