Telegrafi

David dhe Victoria Beckham festojnë 20 vjetorin e martesës

David Beckham dhe Victoria Beckham (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Sot ( e enjte), David dhe Victoria Beckham, shënojnë 20-vjetorin e martesës së tyre.

Çifti i famshëm kanë ndarë imazhe dhe video të ëmbla në rrjetin social, Instagram, teksa kthehen në kohën kur u martuan.

“WOW,20 vite, shikoni se çfarë kemi krijuar. Të dua shumë”, ka shkruar David në postimin e ndarë me fansat e tij, ndërsa Victoria ka përmbledhur në një video momentet e tyre më të lumtura.

David, 44 vjeç dhe Victoria, 45 vjeçe, u martuan në Irlandë në vitin 1999 dhe disa muaj më vonë erdhi në jetë djali i tyre i parë, Brooklyn.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga David Beckham

Këta të fundit po ashtu janë prindër edhe të tre fëmijëve të tjerë, Romeo, Cruz dhe Harper. /Telegrafi/