Site icon Telegrafi

David dhe Victoria Beckham festojnë 19 vjetorin e martesës

NEW YORK, NY - MAY 05: (EDITORS NOTE: Image was converted to black and white.) David Beckham (L) and Victoria Beckham attend the "Charles James: Beyond Fashion" Costume Institute Gala at the Metropolitan Museum of Art on May 5, 2014 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images)

Ditëve të fundit mediat botërore kanë shkruar për shkurorëzimin e David dhe Victoria Beckhamit.

Këta dy të fundit si duket njëherë e përgjithmonë i kanë dhënë fund spekulimeve përmes disa imazheve në rrjetet sociale.

Në fakt, dyshja kanë sjell fotografi në llogaritë personale në Instagram në vigjiljen e përvjetorit të 19 të martesës.

“Nëntëmbëdhjetë vjet … Wow … Unë kam qenë e dashuruar nga koka deri në këmbë 19 vjet më parë. Gëzuar përvjetorin grua dhe nëna më e dashur, unë të dua”, shkroi David në Instagram.

I menjëhershëm ishte reagimi i bukuroshes, njëkohësisht ish-anëtares së bendit Spice Girls, Victorias duke i ripërsëritur përkushtimin “19 vjet. Edhe unë të dua më shumë”.

Kujtojmë se 43-vjeçari dhe 44-vjeçarja janë takuar në vitin 1997 në kohët e lavdisë së tyre më të madhe.

Dyshja u martuan në korrik të vitit 1999, disa muaj më pas erdhi në jetë djalit i tyre i parë, Brooklyn. /Telegrafi/

Exit mobile version