Shefat e Manchester Unitedit janë të bindur se David de Gea së shpejti do të ketë një kontratë të re.
E përditshmja britanike shkruan sot se Djajtë e Kuq shpresojnë që spanjolli të nënshkruajë një marrëveshje të re afatgjatë – tani pasi që i është mbyllur aktualisht dera te Real Madridi.
Ky i fundit transferoi gjatë javës së kaluar për 42 milionë euro portierin belg të skuadrës së Chelseat, Thibaut Courtois.
Kjo i ka hapur rrugën De Geas që të ardhmen ta planifikoj rreth United duke formalizuar një kontratë të re në javët e ardhshme.
Marrëveshja aktuale do t’i mbarojë në qershor edhe pse klubi ka mundësinë ta zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë.
Burime të afërta me Old Trafford besojnë se lëvizja e Courtois e ka bërë jetën më të lehtë për ta në ofertën për t’u varur tek njeriu i tyre.
Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 238 paraqitje në të gjitha garat për Unitedin. /Telegrafi/