Telegrafi

David Cena, reperi nga Peja depërton në tregun gjerman (Video)

Artistët e rinj dita-ditës po shtohet, dhe veprimtaria e tyre nuk shtrihet vetëm në trojet shqiptare, por edhe jashtë vendit.

I tillë është artisti David Cena nga qyteti i Pejës, i cili jeton dhe vepron në Gelsenkirchen të Gjermanisë.

Ai njëherit njihet edhe si lider i grupit Von Jetz auf Gleich, gjersa së fundmi kanë publikuar projektin e tyre më të ri muzikor “Bulle ma Bulle”.

Kënga është e zhanrit hip-hop, gjersa edhe videoklipi është realizuar me shumë kujdes, duke iu përshtatur fabulës së tij.

“Bulle ma bulle” pritet të jetë një projekt mjaft i suksesshëm në tregun gjerman. /Telegrafi/