David Cameron-it i është dhënë një ovacion nga deputetët e Partisë Konservatore pas fjalimit të tij të fundit si Kryeministër i Anglisë.
Kryeministri britanik, që do të shkojë më vonë në Buckingham Palace për të dorëzuar dorëheqjen e tij tek Mbretëresha, u tha deputetëve se “atij do t’i mungonte shumë ulërima e turmës”.
Duke mbrojtur arritjet e tij në zyrë, Cameron tha se ka kaluar moment fantastike në këto 6 vite në pushtet.
Sekretarja e Shtetit Theresa May po përgatitet të marrë në dorë vendin përpara audiencës së saj me Mbretëreshën. Pasi të marrë zyrën, May do të tregoj ekipin e saj udhëheqës.
Deputetët konservatorë duartrokitën ish-kryeministrin Cameron në fund të sesionit të tij të 182-të si kryeministër.
Cameron tha se kishte si qëllim të qëndronte në jetën publike duke thënë se “asgjë s’është e pamundur”.
Cameron dha dorëheqjen si kryeministër pas referendumit që u bë ku u votua për daljen e Britanisë nga BE.