David Beckham ka zbuluar se bashkëshortja e tij, Victoria ka ngrënë të njëjtin ushqim çdo ditë për 25 vjet – diçka shumë për t’u shqetësuar sipas tij.
46-vjeçari tha se i pëlqen të ndajë ushqimin e tij, por ish-anëtarja e grupit “Spice Girl”, 47-vjeçare, dëshiron të hajë vetëm peshk të pjekur në skarë dhe perime në avull, duke pranuar se një herë që ajo provoi diçka tjetër ishte “një nga mbrëmjet e tij të preferuara”.
Ish-futbollisti diskutoi për zakonet e të ngrënit të gruas së tij në podcastin “River Cafe Table 4”, ku gjithashtu tregoi për dashurin që ka ndaj ushqimit.
“Ndihem mjaft emocional për ushqimin dhe verën, kur ha diçka të mrekullueshme, dua që të gjithë ta provojnë. Fatkeqësisht, jam i martuar me dikë që ka ngrënë të njëjtën gjë për 25 vitet e fundit”, u shpreh David.
“Që kur e takova, ajo ha vetëm peshk të pjekur në skarë, perime në avull, ajo shumë rrallë do të devijojë nga kjo. E vetmja herë që ajo ndoshta ka provuar diçka që ka qenë në pjatën time ishte në fakt kur ajo ishte shtatzënë me Harper dhe ishte gjëja më e mahnitshme. Ishte një nga mbrëmjet e mia të preferuara. Nuk e mbaj mend se çfarë ishte, por e di që ajo nuk e ka ngrënë më atë ushqim që atëherë”, vazhdoi tutje ai.
Edhe vet Victoria ka treguar më parë se nuk ha ushqim të gatuar në vaj, gjalpë apo salca dhe nuk ha mish të kuq, shkruan The Sun.
Ajo pranoi se ushqimi i saj komod ishte një copë bukë e thekur me drithëra integrale me kripë dhe në ditëlindjen e saj ajo feston me një tortë të bërë nga fruta.
Ish-ylli i futbollit, David vazhdoi të thotë se i pëlqen ta ketë shtëpinë për vete pa stilisten ose katër fëmijët e tyre, kjo sepse ai mund të gatuajë çfarë të dojë.
“Kohët e fundit kam qenë në izolim për pesë ditë, sepse sapo kisha qenë në Itali, kështu që u ktheva dhe në një nga ditët e fundit prindërit e Victoria patën një festë dhe unë nuk mund të shkoja në të. Kështu që të gjithë ishin jashtë shtëpisë dhe mua më pëlqeu fshehurazi kjo”, tha tutje Beckham.
Duke treguar me detaje se çfarë ka ngrënë, adhuruesi i ushqimit vazhdoi të thotë: “Mendoj se nuk ka asgjë më të mirë se kur ke kohë për të bërë gjithçka siç duhet.
“Kam bërë një sallatë të këndshme me domate dhe qepe, mish dhe një gotë verë dhe ishte ushqimi më i mrekullueshëm që kam ngrënë për një kohë të gjatë. Këto janë pasditet dhe mbrëmjet e mia më të mrekullueshme”, tregoi ai.
Ndërkohë, kujtojmë që çifti i famshëm janë të martuar që nga viti 1999 dhe bashkë kanë katër fëmijë. /Telegrafi/