Telegrafi

David Beckham tregon aftësitë në gatim gjatë qëndrimit në vetizolim

David Beckham (Foto: Instagram)

David Beckham së fundmi ka filluar të tregojë aftësitë e tij edhe në një sferë tjetër, atë të gatimit.

Tashmë për shkak të krizës globale, ai është duke qëndruar së bashku me familjen e tij në Cotwolds, duke kaluar kështu kohën e lirë në mënyra të ndryshme. shkruan Mirror.

Duke ndarë fotografi për 62 milionë ndjekësit e tij, David tregon pjatën e përgatitur me suxhuk dhe pire, të mbuluar me lëng mishi.

Në pjatën e tij nuk mungoi as sallata, ku për këtë porcion ish-futbollisti i njohur kishte përgatitur sallatën e njohur si ‘coleslaw’, e cila bëhet kryesisht nga lakra dhe karotat.

Për të mos e lënë me kaq, Beckham ndau edhe një video ku shihet së bashku me vajzën e tij, Harper, duke gatuar një desert me banane. Në mbishkrimin e kësaj videoje ai kishte shkruar se kur ishte fëmijë kjo ëmbëlsirë bëhej vetëm në raste të veçanta.

Përpos David, edhe të tjerë yje janë aktivizuar në kuzhinë duke i shpërndarë rezultatet e tyre në rrjetet sociale, përfshirë Michelle Colllins, Paddy McGuiness dhe Gwyneth Paltrow. /Telegrafi/