Wimbledoni, familja, sporti – klasikë e vërtetë britanike. Në rolin kryesor, natyrisht, është David Beckham
Shikoni se si dhe me kë futbollisti i famshëm ka ardhur në turneun më prestigjioz të tenisit, transmeton Telegrafi.
Xhaketë liri ngjyrë kaki në xhepin e së cilës është marama me katrorë, këmisha me vija të kaltra dhe jakë të bardhë, kravatë pambuku ngjyrë teget në të errët me detaje, syzet me kornizë ngjyrë të kafenjtë dhe ora me rrip lëkure të së njëjtës ngjyrë… Pantallona të bardha leshi!
Ky kombinim i fuqishëm i rri mirë vetëm një emri, emrit i cili është brend për vete – David Beckham. Stil tradite i përshtatur Wimbledonit. Stili i kohës së re i përshtatur për sytë e kritikëve.
Futbollisti i pensionuar britanik di, dhe vërtet di, të vishet madje me rroba të tilla që, krahas qendër-gjuajtjes precize, askush nuk ka mundur ta kontestojë.
Megjithatë, nuk është e gjitha në dukje, ka diçka edhe në emocione. Beckham kujdeset për të. Kujdeset për familjen, gjë që gjithashtu, askush kurrë, pra as gazetarët më kritikë britanikë, nuk e ka përgënjeshtruar.
Shumë më e rëndësishme se xhaketa, pantallonat, syzet dhe ora – është shoqëria. Në shoqërinë e tij, këtë herë ka qenë e ëma Sandra.
“Ditë argëtuese në Wimbledon, me nënën”, ka vënë një postim në Instagram.
/Telegrafi/