Telegrafi

David Beckham shihet me flokë të rralluara, dy vite pas transplantimit

Ish-futbollisti i njohur, David Beckham, gjatë një shëtitjeje në rrugët e Londrës është shfaqur me një pamje jo shumë të pëlqyer nga fansat.

Fotografitë e siguruara nga The Sun, shfaqin flokët e tij të rralla, dy vite pas transplantimit që kishte pasur për t’i shumuar ato.

Ikona e futbollit ishte parë të dilte në dyqane në Land Roverin për të blerë gjësende shtëpiake, teksa në makinën e tij është parë duke e pritur vajza e tij, Harper.

David Beckham (Foto: The Sun)

45-vjeçari gjatë izolimit në Cotsworld, i ishte nënshtruar trendit për rruajtjen e flokëve, gjest të cilin e kishte publikuar në rrjete sociale..

David thuhet se planifikon të bëhet fytyrë reklamuese në një linjë të re për flokët, pasi ai iu bashkua numrit në rritje të burrave të moshës së mesme që kanë bërë transplant flokësh. /Telegrafi/