Telegrafi

David Beckham një baba i përkushtuar! (Foto)

Ish futbollisti i njohur David Beckham është fotografuar së fundmi nga paparacët, ku shihej bashkë me vajzën e tij të vogël, në rrugët e Los Angeles.

David është parë me të bijën duke marrë nga një pije në market, teksa më vonë kanë vazhduar rrugën me makinën e tij, për ta dërguar vajzën në shkollë.

Ai edhe njëherë e vërtetoi se është një baba i përkushtuar, teksa kujdeset që të shpenzojë sa më shumë kohë me fëmijët e tij, e veçanërisht me vajzën, të cilën ai e ka cilësuar si pikën e tij të dobët./Telegrafi/