Site icon Telegrafi

David Beckham me mesazh urimi për “Spice Girls”: Do të ketë vetëm një Posh

David Beckham dhe Victoria Beckham (Foto: Meg Oliphant/Getty Images/Guliver)

Burri i Victoria Beckham, David, u ka dërguar një mesazh urimi anëtareve të “Spice Girls”, por ua ka bërë me dije se do të jetë vetëm një Posh – duke iu referuar bashkëshortes së tij.

Grupi i famshëm i vajzave e kanë nisur në Dublin turneun e ribashkimit të tyre, por pa Victorian.

Ajo vendosi të mos ribashkohej me bendin e famshëm, ndërsa ua ka dërguar një mesazh urimi ish-bashkanëtareve të saj.

(Foto: InstaStory/davidbeckham)

Ndërkohë, edhe bashkëshorti i këngëtares së shndërruar në dizajnere, e ka ndjekur shembullin e saj për t’i uruar këngëtaret e “Spice Girls”, por një të njëjtën kohë e ka lëvduar gruan e tij.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Spice Girls

“Si dikush që ka jetuar me Posh Spice në 23 vitet e fundit, e di sesa emocionale do të jetë… Por, dua t’ju uroj shumë fat vajzave në turneun e tyre fantastik”.

“Do të ketë vetëm një Posh Spice”, ka shkruar Beckham në mbishkrimin e një fotografie në InstaStory. /Telegrafi/

Exit mobile version