Telegrafi

David Beckham kthehet te Real Madridi

Real Madridi ka rikthyer një tjetër ish-futbollist si ambasador të klubit dhe ai është David Beckham.

Klubi është duke ndjekur një plan specifik për zgjerimin e profilit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe specialisti i gjuajtjeve të lira konsiderohet një person që mund t’i hyje shumë në punë politikave të klubit.

Beckham ishte një nga blerjet më të rëndësishme të Florentino Perez në epokën e galaktikëve dhe presidenti madrilen ka qenë i vendosur për t’i rikthyer që të gjithë ish-yjet e ekipit në skuadër me Luis Figo, Ronaldo Nazario, Roberto Carlos dhe pa dyshim Zinedine Zidane në krye të stafit teknik.

Ai nënshkroi me Real Madridin në vitin 2003 nga Manchester United dhe me ekipin Madrilen fitoi një La Liga dhe një Superkupë, para se të largohej për në La Galaxy në vitin 2007, për t’u rikthyer më pas në Evropë tek klube si AC Milan dhe Paris Saint-Germain, për t’i dhënë më pas fund futbollit aktiv në vitin 2013.