David Beckham është kritikuar rëndë nga ndjekësit në rrjetet sociale.
E gjithë kjo për një fotografi ku shfaqet duke puthur në buzë vajzën.
“E shpifur! Cili mashkull i sëmurë e puth vajzën e vogël? Kjo vajzë e shkretë duke qëndruar kështu nuk do të jetë kurrë në gjendje të ketë një marrëdhënie me një burrë, por do ta shohë atë si një shfrytëzim”, ka shkruar një komentues.
David e ka publikuar këtë foto nga një moment që ka kaluar me familjen në Tunizi.
“Puthje për babin”, kishte shkruar 42-vjeçari në Instagram. /Telegrafi/