Telegrafi

David Beckham kapet ‘mat’ teksa prek dhe bën autograf në të pasmet e një fanseje (Foto)

Çifti i njohur David dhe Victoria Beckham vazhdojnë të jenë një prej çifteve që rrëmbejnë më së shumti vëmendjen e mediave.

Edhe pas kaq vitesh ata janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin, ndërsa njihen edhe si prindër shumë të përkushtuar.

Së fundmi, David ka vendosur të bëjë diçka, ndryshe nga ç’janë mësuar fansat ta shohin.

Lexo po ashtu Shokë përgjithmonë: Ribashkim emocional i Beckhamit me stafin e Realit në SHBA (Foto/Video)

Ai ka shkuar në Kaliforni me një nga miqtë e tij më të mirë, larg Victorias, për të shijuar disa ditë pushimi.

Ish-futbollisti i njohur është fotografuar së fundmi nga paparacët, teksa i bën një autograf në të pasme një prej fanseve të tij.

David i veshur si një “djalë i keq”, mbi një motor, të kujton rokerët e viteve 80’, por që fotografia në fjalë ngjalli mjaft reagime, ndërsa nuk dihet se si ka reaguar Victoria. /Telegrafi/